Translations:On Yedinci Söz/543/sq
Po, në të vërtetë, nuk ka ndonjë vepër në ekzistencë veçse është një fjalë e mishëruar që shpjegon kuptime të shumta, madje ajo kërkon të lexohen shumica e Emrave të Krijuesit të saj madhështor. Meqenëse këto krijesa janë Fjalët e fuqisë Hyjnore, dhe fjalët e tyre të mishëruara, atëherë lexoji ato, o nefsi im! Shqyrtoji kuptimet e tyre dhe ruaji ato në thellësinë e zemrës. Dhe pa frikë flaki fjalët pa kuptim në erërat e përkohshmërisë. Mos e shqetëso veten duke shikuar pas tyre, duke e preokupuar veten tënde në mënyrë të panevojshme!