Translations:On Yedinci Söz/609/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    غَفُورُ ال۟خَطَايَا وَ الذُّنُوبِ لِعَب۟دِهٖ ۝ هُوَ ال۟غَفَّارُ الرَّحٖيمُ لَهُ ال۟عَف۟وُ وَ الرِّضَاءُ

    Gjykatësi i urtë i çështjeve, ne jemi nën urdhërin e Tij; Ai është Gjykatësi i drejtë, qiejt dhe toka janë të Tij.

    Është Njohësi i sekreteve dhe i çështjeve të fshehura në sundimin e Tij;

    Ai është i Gjithëfuqishmi dhe Vetekzistuesi; Froni dhe toka janë të Tij.

    Ai është Perceptuesi i Pikave të holla dhe i qëndisjeve në Artin e

    Tij, është Krijuesi, i Dashuri, Bukuria dhe Madhështia janë të Tij.

    Ai është I Gjithëlavdishmi i Vetëm, atributet e të Cilit reflektohen në pasqyrat, në Krijesat e Tij. Ai është Zoti, më i shenjti; fuqia dhe madhështia janë të Tij.

    Themeluesi i krijesave; ne formojmë qëndisjet e artit të Tij;

    Ai është i Përhershmi, i Përjetshmi; dominimi dhe përjetësia janë të Tij

    Dhuruesi Gjithëbujar i mirësive; ne jemi karvani i mysafirëve të Tij;

    Ai është Furnizuesi, Mjaftuesi, lartësimi e lavdërimi janë të Tij.

    Ai është Dhuruesi Hirplotë i dhuratave; ne jemi endjet e Njohjes së Tij;

    Ai është Krijuesi, Besëploti; Dhënia dhe Bujaria janë të Tij.

    Ai është Dëgjuesi i ankesave dhe i duave në krijimin e Tij;

    Ai është Mëshirëploti, Shëruesi; falënderimet dhe lavdërimet janë të Tij.

    Ai është Fajëfalësi i gabimeve dhe i mëkateve për shërbëtorët e Tij;

    Ai është gjithnjë Fajëfalës, i Gjithëmëshirshëm, fajfalja dhe pranimi janë të Tij.