Translations:On Yedinci Söz/657/sq
Zemra lexon misterin e Njësisë Hyjnore nga këto pemë, secila prej tyre është si një shenjë e mishëruar, nga renditja e lartë e fjalëve të kësaj mrekullie.
Domethënë, një rregull aq i mrekullueshëm, një art dhe urtësi në mënyrën e krijimit të tyre ndodhet, saqë në qoftë se të gjitha shkaqet në ekzistencë të kishin fuqinë për të vepruar e për të zgjedhur dhe të mblidheshin të gjitha bashkë, nuk do të mund t’i imitonin.