Translations:Onuncu Söz/387/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në Kur’anin Kerim, në mënyrë të përsëritur, vijnë dekrete të tilla si; اِنْ كَانَتْ اِلَّا صَيْحَةً وَاحِدَةً “Ishte vetëm një klithmë...” ([1]), dhe, وَمَٓا اَمْرُ السَّاعَةِ إِلَّا كَلَمْحِ الْبَصَرِ “Çështja e Orës (së fundit) është sa një ‘hap e mbyll sytë”.([2]), që tregojnë se Ringjallja më e Madhe do të ndodhë në mënyrë të befasishme, në një moment të vetëm, pa kalimin e ndonjë kohe. Por mendjet tona të ngushta kërkojnë ca shembuj konkretë me qëllim që ato të na mundësojnë ne ta pranojmë e dëshmojmë këtë ngjarje të mrekullueshme e të pashoqe.

    1. Kur’an, 36: 29
    2. Kur’an, 16: 77