Translations:Onuncu Söz/411/sq
Për më tepër, Kur’ani thotë: Ai i Cili do t’ju japë përsëri jetë në ringjallje është i Tillë që i gjithë kozmosi është si një ushtar i bindur i Tij. Ai kozmos e përul kokën me nënshtrim të plotë, sa herë që dëgjon komandën كُنْ فَيَكُونُ “Bëhu dhe ajo është bërë.”([1])
Krijimi i pranverës për Të është më i lehtë se sa krijimi i një luleje. Krijimi i tërësisë së botës së kafshëve është aq i kollajt për Fuqinë e Tij, si krijimi i një mize. Askush me përçmim nuk mund ta sfidojë Fuqinë e Tij, duke thënë për Të: مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ “Kush do t’u japë jetë këtyre kockave kur të jenë kalbur e të jenë bërë pluhur?”
- ↑ Kur’an, 2: 117