Translations:Onuncu Söz/47/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Eja, le të shëtisim pak e të shohim çfarë gjendet midis këtyre njerëzve të qytetëruar.

    Shiko, në çdo vend e në çdo qoshe janë vendosur aparate të shumta fotografike dhe po bëjnë fotografime, dhe gjithandej ndodhen shkrues të shumtë duke regjistruar çdo gjë. Ata madje shënojnë edhe më të voglën e çështjeve për nga rëndësia dhe më të zakonshmen e ngjarjeve. Tani shiko tek ai mal i lartë! Atje është ngritur një aparat gjigant fotografik, i cili i përket vetë Monarkut([1]). Ai fotografon gjithçka që ndodh në këtë mbretëri. Atëherë mbreti duhet të ketë lëshuar këtë urdhër: “Regjistroni të gjitha veprimet e bëra dhe aktet e kryera në mbretëri.” Me fjalë të tjera, Ai Mbret Madhështor i ka të regjistruara të gjitha ngjarjet dhe njëkohësisht të fotografuara. Regjistrimi i saktë të cilin Ai është duke e mbajtur padyshim duhet të jetë për hir të një dite në të cilën Ai do t’i thërasë subjektet e Tij për të dhënë llogari.

    1. Shënim: Disa nga të vërtetat e treguara në këtë shembëlltyrë janë shtjelluar në të “Vërtetën e shtatë”, megjithatë le të tregojmë këtu se figura e “Aparatit gjigant fotografik këtu i cili i përket Monarkut, është një tregues i “Leuh el-Mahfudh” (Leuh el Mahfudh është vendi ku depozitohen dëshirat e paracaktimet e Krijuesit). Realiteti dhe ekzistenca e Leuh el Mahfudhit është provuar në ‘Fjalën e Njëzet e Gjashtë’ siç vijon: Një portofol i vogël sugjeron ekzistencën e një libri të madh identitetesh; një dokument i vogël tregon ekzistencën e një regjistri të madh; dhe pikat e vogla tregojnë ekzistencën e një rezervuari të madh uji. Gjithashtu fuqitë ruajtëse të kujtesës së njeriut, frutet e pemëve, farërat dhe bërthamat e frytit duke qenë secila si një portofol i vogël, një Leuh el mahfudh në miniaturë, ose një pikë që rrjedh nga pena e cila shkruajti Leuh el-Mahfudhin e Madh, tregojnë, shfaqin e provojnë ekzistencën e Ruajtësit më të Madh, një regjistër më të madh, një Leuh el-Mahfudh më të madh. Në të vërtetë, ato e demonstrojnë këtë dukshëm për mendjen e mprehtë.