Translations:Otuz İkinci Söz/602/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për më tepër, meqenëse Ai nuk ka absolutisht nevojë për ortakë, edhe qëniet në univers gjithashtu nuk kanë absolutisht nevojë për ortakë, atëherë padyshim, është tërësisht e pamundur që të ketë ndonjë ortak për Hyjninë e Tij dhe për krijueshmëri, sepse ne provuam se fuqia e Krijuesit të qiejve dhe të tokës është edhe e pafundme, edhe në kulmin e plotësimit të pafundmë. Në qoftë se do të kishte pasur ndonjë ortak, kjo do të thonte se, megjithëse fuqia e Tij është e pafundme, një fuqi tjetër e fundme dhe e kufizuar do ta kërcënonte dhe do ta mposhte atë fuqi të pafundme e të plotë, dhe do të merrte sundimin në disa zona. Atëherë do të ishte e domosdoshme, pa qenë ndonjë detyrim, që diçka e fundme ta bënte gjënë të pafundme të kufizuar, në një kohë që ajo është e pafundme. Kjo është një pamundësi e shumëfishtë dhe më e paarsyeshmja.