Translations:Otuz İkinci Söz/610/sq
Kështu sa për tani, ne vetëm do të themi:
Midis shkaqeve, njeriu është, në mënyrë të vetëkuptueshme, më i nderuari, më i larti dhe ka fuqinë më të madhe të zgjedhjes dhe aftësinë më të shtrirë për të kontrolluar e për të drejtuar shkaqet e tjera. Dhe midis veprimeve më të dukshme të njeriut mbi të cilat ai ushtron zgjedhjen, dëshirën, janë të ngrënit, dhe fuqitë e të folurit dhe të menduarit. E ngrëna, e folmja dhe mendimi, secila nga këto aftësi është zinxhiri më i mirërenditur, më i mrekullueshëm dhe më me urtësi. Por prej njëqind ligjeve (pjesëve) të këtyre zinxhirëve, vetëm njëri i është nënshtruar fuqisë së zgjedhjes.