Translations:Otuz İkinci Söz/616/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    “O Njerëzit e njësisë! Ju thoni: قُل۟ هُوَ اللّٰهُ اَحَدٌ اَللّٰهُ الصَّمَدُ “Thuaj, Zoti është Një. Ai është Absoluti, i Përjetshmi.” Domethënë, Krijuesi i universit është Një, Ai është i Vetëm, është i Përjetshmi; Ai është Autori i çdo gjëje, në dorën e Tij janë frerët e çdo gjëje; Ai është i Vetmi; çelësat e çdo gjëje janë në dorën e Tij; dhe një gjë nuk mund të jetë një pengesë për një tjetër. Ti thua se në të njëjtin moment, Ai ush- tron autoritet të plotë mbi të gjitha gjërat dhe mbi të gjitha gjendjet, si mund të besohet një fakt i tillë i çuditshëm? Si është e mundur që një individ i vetëm të jetë në vende të panumërta dhe të bëjë gjëra të panumërta përnjëherësh, për një çast, e pa asnjë vështirësi?”