Translations:Otuz İkinci Söz/619/sq
Po, në të vërtetë, lëndët si xhami dhe uji mund të jenë një pasqyrë për objektet fizike (trupore), dhe një objekt i tillë mund të fitojë universalitet në një pasqyrë të tillë. Në të njëjtën mënyrë, ajri, eteri dhe disa krijesa nga Bota e shembëllesës janë si pasqyra për objektet e shndëritshëm dhe për qëniet shpirtërore. Secila nga këto krijesa si pasqyra transfomohet me shpejtësinë e vetëtimës ose të imagjinatës në formën e të qënit një mjet udhëtimi dhe ekskursioni, me qëllim që qëniet e shndëritshme e shpirtërore të udhëtojnë me shpejtësinë e imagjinatës në ato pasqyra të pastërta, të panjollosura, dhe në ato vendbanime të holla. Për një çast të vetëm qëniet shpirtërore mund të futen në mijëra vende. Dhe meqenëse ato janë të ndritshëm dhe për shkak të reflektimit të tyre, format e tyre në pasqyra janë të njëjta dhe duke poseduar cilësitë e tyre, e kundërta e gjendjes me qëniet trupore në ato vende tamam sikur të ishin të pranishëm me vetet e tyre.
Ndërsa format e dendura e të trasha të qënieve trupore nuk janë të njëjtat, ashtu siç nuk janë poseduesë të cilësive të tyre, dhe mund të mendohen si të vdekura.