Translations:Otuz İkinci Söz/624/sq
Dhe ai manifestim i vetëm i Dëshirës dhe ai ligj duke dalë prej një urdhri nuk transmetohen dhe nuk rrezatohen si drita, nxehtësia dhe ajri, sepse ato nuk lënë ndonjë gjurmë, dhe asnjë shenjë nuk mund të kapet në distancat e largëta dhe në qëniet e ndryshme midis vendeve që ato shkojnë.
Në qoftë se fakti i qënies së tyre të pranishme në çdo frut dhe farë, do të kishte ndodhur nëpërmjet qënies së tyre të transmetuara dhe të rrezatuara, ndonjë gjurmë apo shenjë e tyre do të ishte kapur. Por ato janë të pranishme në secilin nga ato vende duke mos qenë të copëtuara apo të shpërndara. Ato veprime universale dhe të përgjithshme nuk janë të papajtueshme me Njësinë e Tij dhe individualitetin. Madje mund të thuhet se, ndërsa manifestimi i Dëshirës, ligji dhe nyja e jetës janë edhe pranë gjithësecilit nga vendet, edhe nuk gjenden në asnjë vend. Është sikur ligji të kishte aq shumë sy e veshë aq sa ka fruta dhe farëra në këtë pemë madhështore. Në të vërtetë, çdo pjesë e pemës është si një qendër e shqisave të atij ligji, me qëllim që distancat e gjata të mos jenë penguese e perde, por një mjet lehtësimi dhe afrimi si tela telefoni – atëherë më e largëta është si më afërta, njëlloj.