Translations:Otuz İkinci Söz/666/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    اَح۟سَنُ ال۟خَالِقٖينَ ، اَللّٰهُ اَك۟بَرُ ، خَي۟رُ ال۟فَاصِلٖينَ ، خَي۟رُ ال۟مُح۟سِنٖينَ Më i miri i mirëbërësve” “Më i miri i Krijuesve”, “Zoti është më i Madhi”, “Më i miri i gjykuesve”, e të tjera, nuk janë mbiemra të shkallës krahasore dhe sipërore duke krahasuar Atributet e Zotit të Plotfuqishëm dhe veprimet, të cilat janë reale e aktuale, me të tjerët të cilët posedojnë shembuj të atyre atributeve dhe veprimeve, sepse të gjitha plotësimet në univers në xhindet, në njerëzit dhe në melekët, janë veçse të zbehta në lidhje me plotësimin e Tij xhel-le sha’nuhu. Si do të ishte i mundur ky krahasim? Krahasimi është vetëm lidhur me shikimin e njerëzve, dhe veçanërisht me atë të njerëzve të pavëmendshëm.