Translations:Otuz İkinci Söz/668/sq
Kështu, në të njëjtën mënyrë, kur shkaqet e jashtme imagjinohen si Krijuesi dhe Dhuruesi i mirësive në shikimin e njerëzve të pavëmendshëm, ata bëhen një perde përpara Dhuruesit të Vërtetë të mirësive. Këta njerëz të pavëmendshëm e neglizhentë kapen pas shka- qeve dhe mendojnë se mirësitë dhe favoret janë prej tyre; ata i lavdërojnë dhe u brohorasin atyre. Kur’ani u thotë atyre: “Zoti i Plotfuqishëm është Krijuesi më i madh, më i shkëlqyer, Dhuruesi më i mirë i mirësive. Domethënë, drejtohuni tek Ai dhe falënderojeni Atë.”