Translations:Otuz İkinci Söz/670/sq
Ashtu siç mund të ketë krahasim dhe preferencë ndërmjet qënieve reale, po ashtu mund të ketë krahasime dhe preferencë ndërmjet gjërave të mundshme ose madje hipotetike. Shkallë ose nivele të shumta janë të pranishme në natyrat e vërteta të shumicës së gjërave. Gjithashtu, në shikimin e mendjes, shkallë të panumërta mund të jenë të pranishme në natyrat e vërteta të Emrave Hyjnorë dhe të Atributeve të Shenjta. Ndërsa Zoti i Plotfuqishëm është tek më e plota dhe më e shkëlqyera e të gjitha atyre shkallëve të mundshme e të për- fytyruara të atyre Atributeve dhe Emrave. I gjithë universi e dëshmon këtë të vërtetë nëpërmjet të gjitha plotësimeve të Tij. “Atij i takojnë Emrat më të mirë.”([1]) Ky vërset përshkruan të gjithë Emrat e Tij si më të shkëlqyerit dhe e shpreh këtë kuptim...
- ↑ Kur’an, 17: 110