Translations:Otuz İkinci Söz/675/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për shembull, le të supozojmë se ndodhet një mbret, por ai është një mbret shenjtor. Ai ka një numër të madh nëpunësish dhe komandantësh, por ata janë vetëm perde, sepse autoriteti dhe ekzekutimi i të gjitha çështjeve e urdhrave, janë drejtpërdrejtë në dorën e tij. Fuqia në dispozicion e mbretit dhe ekzekutimi i çështjeve dhe i urdhërave janë dy llojesh:

    Lloji i parë: Ekzekutimi i çështjeve që Ai demonstron dhe i urdhërave që Ai jep nëpërmjet një ligji universal në formën e nëpunësve të dukshëm dhe të komandatëve në përputhje me aftësitë dhe rangjet e tyre.

    Lloji i dytë: Ky nuk është nëpërmjet një ligji universal. Ai nuk i bën nëpunësit e dukshëm një perde, përkundrazi, ekzekutimi i tij i çështjeve dhe mirësitë mbretërore janë të drejtpërdrejta dhe mund të përshkruhen si më të lartat dhe më të shkëlqyerat.