Translations:Otuz İkinci Söz/685/sq
Sejjid Sherif el-Xhurxhani, ka thënë në veprën e tij “Sherh el-Mevakif”: “Shkaku i dashurisë është ose kënaqësi, ose përfitim, ose ngjashmëri (domethënë prirje drejt krijesave të të njëjtit lloj), ose plotësim, sepse plotësimi është i dashur në vetvete.” Domethënë, në qoftë se ju doni diçka, ju e doni atë ose për shkak të kënaqësisë që ajo jep, ose për dobitë që ajo sjell, ose për shkak se është e ngjashme në lloj, ashtu si prirja drejt fëmijëve, ose për shkak se ajo gjë posedon ndonjë plotësim. Në qoftë se është për plotësim, asnjë shkak tjetër apo qëllim nuk do të ishte i domosdoshëm; ai është i dashur thjesht për vetveten. Për shembull, në ditët e hershme gjithkush i donte njerëzit të cilët posedonin plotësim e vlera, madje edhe në qoftë se ata nuk kishin asnjë lidhje me ta, ata përsëri do t’i donin ata me admirim.