Translations:Otuz İkinci Söz/686/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kështu, meqenëse plotësimet e Zotit të Plotfuqishëm, të gjitha virtytet dhe të gjitha shkallët në Emrat e Tij të Bukur janë plotësime të vërteta, ato janë “Të Dashura Për Vetveten.” I Gjithëlavdishmi i Vetëm, i Cili është i Dashuri i Vërtetë, i do plotësimet e Tij, të cilat janë plotësime të vërteta, dhe bukuritë e Atributeve të Tij dhe të Emrave në një mënyrë të përshtatshme për Vetveten. Dhe Ai i do cilësitë e mira të artit të Tij dhe krijesat të cilat janë pasqyra që reflektojnë ato plotësime. Ai i do profetët e Tij dhe evlijatë dhe në mënyrë të veçantë, më të Dashurin e Tij i cili është prijësi i të gjithë profetëve dhe mbreti i të gjithë evlijave.