Translations:Otuz İkinci Söz/697/sq
Qëniet kalojnë mbi faqen e tokës si një lum madhështor duke shkumëzuar e shkëndijuar me shkreptimat e plotësimit. Atëherë, ashtu si një lum që shkëndijon me manifestimet e diellit, po ashtu është rrjedha e qënieve përkohësisht me shkreptimat e hijeshisë, të bukurisë, të plotësimit, dhe pastaj shkojnë. Dhe qëniet duke vijuar pas tyre shfaqin të njëjtat shkreptima dhe shkëndija. Nga kjo mund të kuptohet se manifestimet dhe shembujt e bukurisë mbi fluskat vijuese të ujit nuk janë nga vetvetja, por ato janë manifestime prej dritës së një dielli.