Translations:Otuz İkinci Söz/701/sq
atëherë megjithëse rrugët e tyre, gjendjet, aftësitë dhe kohët, që të gjitha ishin të ndryshme, të gjithë dijetarët e fesë, me rangjet e tyre të ndritshme, evlijatë, të pastërtit me rrugët dhe metodat e tyre të ndryshme dhe filozofët e vërtetë me medhhebet dhe botëkuptimet e ndryshme, të gjithë kanë pajtueshmëri mendimi.
Ata janë njerëzit të cilët zbulojnë sekretet e kozmosit, të cilët e kanë shikuar, e kanë vëzhguar dhe dëshmuar të vërtetën me të gjithë qënien e tyre. Dhe nëpërmjet zbulimeve të tyre, shikimeve të tyre, dhe dëshmive, ata kanë rënë dakord me unanimitet se cilësitë dhe plotësimet që shihen në pasqyrat dhe shfaqjet e universit dhe qëniet e Tij janë manifestimet e plotësimeve të një Ekzistuesi të Vetëm të domosdoshëm dhe manifestimi i bukurisë së Emrave të Tij. Atëherë, konsensusi i tyre dhe mendimi unanim është një provë e qëndrueshme dhe e palëkundur.