Translations:Otuz İkinci Söz/704/sq
Më shumë se sa të shikuarit tek të ngjashmet e saj dhe tek të kundërtat, kënaqësia, hijeshia dhe bukuria e një gjëje shikon aty ku shfaqen ato cilësi. Për shembull, bujaria është një cilësi e hollë dhe e këndshme. Kënaqësia që merr një njeri bujar nga gëzimi dhe kënaqësia e atyre të cilët ai i ka favorizuar, është njëmijë herë më e këndshme se sa kënaqësia relative e arritur nga ndjenja e të qënit epror mbi njerëzit e tjerë bujarë.
Gjithashtu, një njeri i dhembshur dhe i mëshirshëm merr një kënaqësi të vërtetë me shkallën e lehtësimit dhe të ngushëllimit të atyre ndaj të cilëve ai u tregua i mëshirshëm e i dhembshur. Për shembull, kënaqësia që merr një nënë nga rehatia e fëmijëve të saj dhe nga lumturia e tyre, është aq e fuqishme dhe e thellë, saqë ajo do të sakrifikonte edhe vetë shpirtin e saj për hir të rehatisë të tyre. Madje kënaqësia e një dhembshurie të tillë e bën edhe pulën të sulmojë një luan me qëllim që të mbrojë zogjtë e saj.