Translations:Otuz İkinci Söz/705/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kështu, kënaqësia e vërtetë, mirësia, lumturia dhe plotësimi në cilësitë e larta nuk shikojnë tek shokët, të barabartët, dhe tek të kundërtat, por tek vendet tek të cilat ato shfaqen dhe tek vartësit e tyre. Atëherë, Bukuria e Mëshirës së Zotëruesit të bukurisë e të plotësimit, të Gjallit të Përjetshëm, Vetekzistuesit të Përhershëm, Zemërbutit, Mirëdashësit, të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit, shikon dhe orientohet tek ata të cilët marrin mëshirën e Tij.

    Ka shkallë të pafundme në lumturinë, në lehtësimin dhe në gëzimin e atyre që marrin manifestimin e mëshirës së Tij, dhe sidomos të atyre që marrin shumëllojshmëri të pafundme të mëshirës dhe të dhembshurisë së Tij në Parajsën e përjetshme. Sipas shkallëve të lumturisë dhe të gëzimit së tyre, ne mund të kuptojmë se i Gjithëmëshirshmi dhe Mëshirëploti i Vetëm zotëron kuptime të larta, të pastërta, të shenjta dhe të bukura, ashtu si dhembshuria dhe dashuria, në një mënyrë të përshtatshme për Të, që mund të përshkruhen nëpërmjet cilësive të cilat janë të volitshme për Të. Ai zotëron cilësi krejtësisht të pastërta e të shenjta, të cilat ne mund të mos i përmendim sepse sheriati nuk e lejon atë, por të cilat mund të përshkruhen si “kënaqësi e shenjtë”, “dashuri e shenjtë”, “Gëzim i pastër” dhe “Lumturi e shenjtë”.

    Ne e kemi provuar në shumë vende se ato janë shumë më të larta, më sublime, më të shenjta e më të pastra se dashuria, gëzimi dhe lumturia që ne shohim në univers dhe që mund të ndijohen midis krijesave. Në qoftë se dëshiron të shikosh një prej shkreptimave të atyre kuptimeve madhështore, atëherë shikoji ato me anë të teleskopit të këtij krahasimi: