Translations:Otuz İkinci Söz/708/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe, për shembull, një mjeshtër i aftë dhe i ushtruar i cili dëshiron të shfaqë aftësinë e Tij, pasi të shpikë një aparat si gramafoni që flet bukur pa pasur nevojë për pllaka, e monton, e provon dhe pastaj e ekspozon atë. Në qoftë se kjo shpikje do t’i jepte rezultatet e dëshiruara dhe të parashikuara në mënyrë të përkryer, sa krenar do të ndjehej shpikësi i saj, sa i lumtur dhe i kënaqur do të ishte ai. Ai do të thonte me vete: “Barekall-llah” (Zoti e bekoftë këtë!).