Translations:Otuz İkinci Söz/709/sq
Dhe kështu, në qoftë se një njeri i vogël është kaq i kënaqur thjesht me një shpikje të një gramafoni dhe me mjeshtërinë e tij, e cila është vetëm sipërfaqësore, sepse në realitet ai nuk krijon asgjë, atëherë si do të ishte për Autorin e Gjithëlavdishëm?, sepse Ai e krijoi universin madhështor në formën e një orkestre dhe të një gramafoni të madh, dhe Ai gjithashtu e bëri tokën, dhe të gjitha krijesat e gjalla sipër saj e midis tyre, në mënyrë të veçantë, njeriun. Ai e krijoi kokën e njeriut në një mënyrë të tillë si të ishte një gramafon Hyjnor dhe një orkestër Hyjnore, saqë shkenca dhe filozofia mbeten shtang dhe kafshuan gishtin nga habia për artin dhe mjeshtërisë që shfaqen në të.