Translations:Otuz İkinci Söz/716/sq
Është e njohur mirë se çdo zemër e do dikë që i dhuron mirësi, ajo e do plotësimin e vërtetë dhe është e dashuruar pas bukurisë së lartë. Dhe zemra, madje e do akoma më shumë atë që dhuron mirësi, jo vetëm për të, por gjithashtu edhe për ata që ajo i do dhe ndien dhembshuri. Dhe kështu, siç e kemi shpjeguar më parë, a nuk mund të kuptohet nga ç’ka vijon se sa i meritueshëm për dashur e pasion është Hirploti i Vetëm dhe i Gjithëlavdishmi, i Ploti dhe i Dashuri , dhe sa i dalldisur e i trullosur është i gjithë universi me dashuri ndaj Tij? Sepse Ai njihet me njëmijë Emra dhe secili prej tyre është burimi i mijëra plotësimeve dhe mjeti për mijëra shkallët e bukurisë. Në secilin emër janë mijëra nga thesaret që përfshijnë mirësitë. Ai i bën të gjitha ato qënie që ne i duam, të lumtura nëpërmjet mirësive të Tij.