Translations:Otuz İkinci Söz/726/sq
Fytyra e tretë: Shikon tek dëshirat e ulëta të njeriut. Ajo është një perde e të shkujdesurve dhe një lodër për të kënaqur dëshirat e njerëzve të dhënë pas kësaj bote materiale. Kjo fytyrë është e shëmtuar sepse ajo është e përkohshme dhe e vdekshme, ajo është plot dhimbje dhe të mashtron. Atëherë përbuzja e përshkruar në hadith dhe neveria që shprehin për të njerëzit e së vërtetës, është pikërisht për këtë fytyrë.