Translations:Otuz İkinci Söz/740/sq
Shkenca e filozofisë së vërtetë mbështetet mbi Emrin Hyjnor “El hakimu”, (I Gjithurti); mjekësia e vërtetë bazohet mbi Emrin Hyjnor “Esh-Shafi” (Shëruesi); gjeometria mbështetet mbi Emrin Hyjnor “El Mukad-diru” (Përcaktuesi, Planifikuesi), dhe kështu me radhë. Çdo shkencë mbështetet tek njëri nga Emrat Hyjnorë dhe përfundon tek Ai. Gjithashtu realitetet e të gjitha arteve dhe shkencave, dhe i të gjitha plotësimeve njerëzore, mbështeten mbi Emrat Hyjnorë.