Translations:Otuz İkinci Söz/752/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Sa për dashurinë dhe mëshirën, të cilat janë pjesët më të ëmbëla dhe më të kënaqshme të asaj bukurie, ato dëshirojnë të shihen në pasqyrën e artit dhe ta shohin vetveten nëpërmjet syve të admiruesve me dëshirën më të madhe.Domethënë, meqenëse bukuria dhe plotësimi janë të dashura për vetveten, ato e duan vetveten më shumë se çdo gjë tjetër. Ato gjithashtu janë edhe hijeshi, edhe dashuri. Bashkimi i bukurisë rrjedh nga kjo pikë. Meqenëse bukuria e do vetveten, ajo dëshiron ta shikojë vetveten në pasqyra. Kështu, secila nga mirësitë e ëmbëla e të dashura dhe secili nga frutat e bukur të cilat u vendosën në statujë dhe në pikturë, mbajnë shkreptimat e atij kuptimi të bukurisë, secila në përputhje me kapacitetin e saj. Ato ia shfaqin ato shkreptima edhe pronarit të bukurisë, edhe të tjerëve.