Translations:Otuz İkinci Söz/780/sq
Ashtu siç shfaqen prej tyre Emrat e Autorit Hirplot, nëpërmjet universalitetit, siç bën secili individ veçmas, po ashtu secili nga ato janë pasqyra të ndryshme për bukurinë e Tij, për plotësimin, mëshirën dhe dashurinë.
Dhe secili është një dëshmitar i vërtetë për bukurinë e Tij të pafundme, për plotësimin, për mëshirën dhe dashurinë. Dhe secili është një shenjë dhe një tregues i asaj bukurie, i atij plotësimi, i mëshirës dhe i dashurisë. Kështu, ky numër i pafudmë i plotësimeve ndodh brenda sferës së Unitetit Hyjnor dhe Njësisë. Domethënë, çfarë imagjinohen të jenë plotësime jashtë asaj sfere, nuk janë aspak plotësime.