Translations:Otuz İkinci Söz/791/sq
Rruga e politeizmit dhe e çudhëzimit, e shthurjes dhe e imoralitetit i shkakton njeriut rënien në shkallën më të ulët. I hidhëruar me dhimbje te panumërta, ai detyrohet të mbajë një peshë tej mase të rëndë në shpatullat e tij të dobëta e të pafuqishme, sepse në qoftë se njeriu nuk e njeh Zotin xh. dhe nuk e vendos besimin e vet tek Ai, ai do të bëhej shumë i dobët, i pafuqishëm e nevojtar, si një kafshë e vuajtur, e pikëlluar, kalimtare dhe e zbuluar ndaj fatkeqësive të pafundme. Duke vuajtur vazhdimisht dhimbjen e ndarjes nga të gjitha objektet e dashurisë së tij për shkak të lidhjeve që ka pasur midis tij dhe atyre, përfundimisht ai do t’i braktisë të gjithë të dashurit e tij dhe do të shkojë i vetëm në errësirën e varrit.