Translations:Otuz İkinci Söz/792/sq
Ai do ta gjejë veten e tij përpara problemeve dhe brengave të pafundme gjatë gjithë jetës së tij ndonëse ai nuk ka veçse një vullnet të dobët, një fuqi të kufizuar, një jetë të shkurtër dhe të përkohshme dhe një mendje të shuajtur. Kështu përpjekjet e tij për lumturi do të jenë të kota dhe orvatjet për të realizuar dëshira e qëllime të panumërta janë pa dobi. E megjithëse në vetvete i pamundur të mbajë peshën e vetë qënies se tij, ai merr peshën e një bote të gjërë mbi shpatulla dhe në mendjen e tij fatkeqe duke vuajtur kështu torturat e zjarrit përpara se të arrijë në Xhehennem.