Translations:Otuz İkinci Söz/794/sq
Ndërsa është në këtë gjendje, njeriu gjithashtu ka lidhje dhe shqetësohet nga gjendja e botës dhe e njerëzimit, pasi si qënie njerëzore ai ndikohet nga të dyja, por ai nuk i koncepton ato të jenë nën kontrollin e një të Gjithurti, të Gjithëdituri, të Gjithëfuqishmi, Mëshirploti dhe Gjithëbujari, dhe në vend të Tij ai ua atribuon ato rastësisë dhe natyrës. Dhe kështu, përveç dhimbjeve personale, ai vuan edhe dhimbjen e njerëzimit, vuan nga tërmetet, murtajat, stuhitë, zia, krizat dhe nga vdekja. Të gjitha këto e torturojnë njeriun duke i shkaktuar atij dhimbjen më të madhe në formën e një fatkeqësie të errët.