Translations:Otuz İkinci Söz/795/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Por një njeri i tillë nuk meriton mëshirë e dhembshuri, sepse është vetë përgjegjës për këtë gjendje të rëndë. Ashtu siç është thënë tek Fjala e Tetë në krahasimin e dy vëllezërve që kishin hyrë në pus: Një njëri nuk ishte i kënaqur me ëndjen e lejuar, të freskët, të ëmbël e të shijshme tek gostia e mahnitshme me shokë të këndshëm në një kopësht të bukur, dhe kështu ai piu një verë të shëmtuar e të papastër me qëllim që të arrinte një kënaqësi të paligjshme e të papastër. Ndërkohë ai u deh dhe e imagjinoi veten e tij se ishte në një vend të fëlliqur në mesin e dimrit, i rrethuar nga kafshë të egra dhe duke u dridhur bërtiti dhe qau me të madhe.

    Por një njeri i tillë nuk meriton mëshirë, pasi ai i përfytyroi shokët e tij të ndershëm dhe të drejtë si kuçedra, dhe në këtë mënyrë i fyu ata; ai gjithashtu e përfytyroi ushqimin e shijshëm dhe pjatat e pastra të gostisë sikur ishin lëtyra të papastra dhe gurë të ndyrë dhe filloi t’i copëtonte ato. Librat e çmueshëm dhe mesazhet e vlefshme në atë vend i imagjinoi si ca fjalë të pakuptimta dhe vizatime bajate dhe, si rrjedhoje, i grisi dhe i shkeli me këmbë, dhe kështu me rradhë... Një njeri i tillë, jo që nuk meriton mëshirë dhe keqardhje, por meriton të marrë goditje.