Translations:Otuz İkinci Söz/796/sq
Në të njëjtën mënyrë, një njeri, i cili nëpërmjet zgjedhjes jo të saktë dhe të çmendurisë së çudhëzimit dhe me dehjen e mosbesimit, e përfytyron bujtinën e botës, e cila i përket Krijuesit të Gjithurtë, si të ishte një lodër e rastësisë dhe e forcave të natyrës. Ai e pandeh kalimin e krijesave për në botën tjetër, e cila në fakt është ripërtëritje e shfaqjeve të Emrave Hyjnorë, të jetë dënimi me vdekje dhe asgjësimi i plotë i tyre. Ai e keqinterpreton jehonën e atyre krijesave, lavdërimin e All-llahut, të cilat përmbushin detyrat e tyre me kalimin e kohës, si vajtim për vdekjen dhe ndarjen e përhershme; Ai i gjykon fletët e qënieve të krijuara të cilat janë mesazhet e Krijuesit të Përhershëm, të jenë të pakuptimta e konfuze; Ai e imagjinon derën e varrit e cila hap rrugën për tek bota e mëshirës, si qorrsokak për në errësirën e mosekzistencës; Ai e gjykon exhelin -momentin e vdekjes-, i cili në realitet është një ftesë per t’u takuar me shokët e tij të vërtetë, të jetë arrdhja e radhës së ndarjes nga të gjithë ata. Një njeri i tillë i shkakton vetes së tij tortura të tmerrshme e pikëlluese... Ai mohon, denigron dhe fyen të gjitha krijesat, Emrat e All-llahut si dhe mesazhet e Tij. Ai njeri, jo vetem që nuk meriton mëshirë e dhembshuri, por përkundrazi ai meriton një ndëshkim të rreptë dhe kurrësesi nuk është i denjë për keqardhje.