Translations:Otuz İkinci Söz/807/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kur’ani gjithashtu i thotë besimtarit: “Meqenëse ti ke një vullnet të dobët e të kufizuar, mbështeti çështjet e tua tek vullneti universal i Pronarit; meqenëse fuqia jote është e vogël, mbeshtetu tek fuqia e të Gjithëfuqishmit Absolut; meqenëse jeta jote dhe afati janë të shkurtër, mendo për jeten e përhershme dhe mos u dëshpëro, sepse ti ke një jetë të pafund; në qoftë se mendja jote është e errët, lëre diellin e Kur’anit ta ndriçojë atë, shiko me dritën e besimit me qëllim që në vend të xixave të mendjes tënde, çdo vërset i Kur’anit të të dhurojë dritë si një yll. Meqenëse ti ke shpresa e dhimbje të panumërta, njihe shpërblimin e pafund dhe mëshirën e pakufishme që të pret ty; meqenëse ti ke dëshira e qëllime të panumërta, mos u shqetëso duke menduar për to, pasi kjo botë nuk i nxe ato. Vendi i plotësimit të tyre është një botë tjetër dhe Dhuruesi i tyre është Bujar e i Pashoq.”