Translations:Otuz İkinci Söz/811/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për më tepër, siç u përshkrua edhe lart, kënaqësia e paligjshme në rrugën e çudhëzimit e bën njeriun të bie në shkallën më të ulët. Atëherë, asnjë qytetërim dhe asnjë filozofi, ilaç e zgjidhje për të, asnjë progres njerëzor dhe përparim shkencor nuk mund ta nxjerrin nga ajo gropë e thellë dhe e errët. Ndërsa Kur’ani Gjithurtësi e ngre njeriun, nëpërmjet besimit dhe veprave të mira, nga niveli më i ulët tek ai më i lartë dhe e nxit atë me prova e argumente të qarta, si dhe vendos tek ajo gropë e thellë shkallët ngjitëse të zhvillimit të brendshëm dhe të progresit shpirtëror.