Translations:Otuz İkinci Söz/813/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Gjithashtu, duke e bërë të njohur Krijuesin e Gjithëlavdishëm, i cili është Mbreti Absolut i Parapërjetësisë dhe i Paspërjetësisë, i jep njeriut pozitën e mëkëmbësit, mikut dhe nëpunësit të cilit i janë besuar detyra specifike. Kur’ani e siguron atë se ai udhëton me qetësinë më të madhe si në bujtinën e kësaj bote, ashtu dhe në etapat e vendqëndrimeve të botës së ndërmjetme dhe të Ahiretit.

    Ashtu si një nëpunës besnik, i cili udhëton në mbretërinë e monarkut të tij dhe kalon përmes kufijve të çdo krahine me rehati duke udhëtuar me mjetet më të shpejta të tilla si aeroplanë, anije apo trena, në të njëjtën mënyrë, një njeri që vendos, nëpërmjet besimit, një lidhje me Mbretin Absolut, që i bindet Atij me anë të veprave të mira, do të kalojë me shpejtësinë e vetëtimës apo të burakut përmes etapave të kësaj bujtine të dynjasë, përmes sferave të botës së ndërmjetme, botës së ringjalljes dhe kufijve të shtrirë të botëve që janë përtej varrit, derisa ai të arrijë lumturinë e përhershme.” Kur’ani e provon këtë të vërtetë prerazi dhe ua tregon atyre që janë më të pastër e të graduar tek Zoti xh.sh., pra evlijave.