Translations:Otuz İkinci Söz/814/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    E vërteta e Kur’anit gjithashtu thotë: “O besimtar! Mos ia jep kapacitetin tënd të pafund për dashuri nefsit tënd, i cili është urdhërues për të liga, është i shëmtuar dhe i mangët, si dhe është shumë i dëmshëm për ty, mos e merr atë si objektin tënd të dashurisë, as tekat e tij si objektin tënd të adhurimit. Por zgjidh për të dashur atë që është i denjë për një dashuri të pakufishme dhe që të ka dhuruar atë kapacitet të pafundmë për dashuri. Ai, gjithashtu, do të të bëjë ty dhe ata, me të cilët je i lidhur e që lumturia e të cilëve të gëzon, tej mase të lumtur në të ardhmen nëpërmjet mirësive të Tij. “Merr për objektin tënd të dashurisë dhe adhuro Atë që ka përsosmëri të pafund dhe bukuri të shenjtë, Atë që është shumë i Lartësuar, i Patëmeta, i Pagabueshëm e i Pandryshueshëm. Bukuria e mëshirës së Tij dhe mëshira e bukurisë së Tij tregohen nëpërmjet të gjitha bukurive dhe mirësive të Parajsës. Të gjithë Emrat e Tij janë tej mase të bukur dhe në secilin prej tyre ka drita të shumta hijeshie e bukurie. Bukuria dhe përsosmëria e Tij tregohen nga përsosmëria e të gjitha gjërave të dashura e të këndshme në kozmos.