Translations:Otuz İkinci Söz/815/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kur’ani gjithashtu thotë: “O njeri! Mos e shpërdoro kapacitetin tënd të pakufishëm për dashuri, e cila në të vërtetë u përket Emrave e Atributeve të Tij, duke e hedhur mbi krijesat kalimtare, sepse krijesat dhe qëniet e Zotit xh.sh. janë të përkohshme, ndërsa Emrat e Tij të bukur, skalitjet dhe shfaqjet e të cilave mund të shihen mbi to, janë të përhershëm e të qëndrueshëm, dhe në secilin nga Emrat dhe Atributet e Tij ndodhen mijëra shkallë mirësie dhe bukurie, mijëra shkallë përsosmërie dhe dashurie. Shiko vetem tek Emri “Er-Rrahman” “i Gjithëmëshirshëm” që të shohësh se Parajsa është një treguese e Tij, lumturia e përhershme është një shkëlqim prej Tij dhe i gjithë ushqimi dhe mirësia në dynja është një nga pikat e Atij Emri.”