Translations:Otuz İkinci Söz/820/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Kurse në lidhje me kuptimin e nënkuptuar që qiejt dhe toka qajnë për vdekjen e njerëzve të besimit, ndodh ngaqë ata njohin detyrat dhe funksionet e qiejve dhe të tokës, vërtetojnë realitetin e tyre thelbësor dhe, me anë të besimit, kapin kuptimet që ato shprehin. Ata thonë: “Sa bukur janë bërë; sa mahnitshëm ata kryejnë detyrat e tyre”; ata i respektojnë dhe i përshkruajnë vlerat e tyre përkatëse. Ata i duan ato, dhe Emrat që ato pasqyrojnë për hir të Zotit Fuqiplotë. Dhe kjo është arsyeja që qiejt dhe toka qajnë për vdekjen e njerëzve të besimit, sikur ato qajnë e dëshpërohen për largimin e tyre.