Translations:Otuz İkinci Söz/828/sq
Për shembull, të pëlqesh ushqimet e shijshme dhe frutat e mira duke i vlerësuar ato si mirësi, nga i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, dhe kjo do të thotë dashuri për Emrin “Er Rahman”, “i Gjithëmëshirshmi”, dhe për Emrin “Mun’im” Dhuruesi i mirësive, dhe përveç kësaj ajo merr kuptimin e falënderimit. Ajo që na tregon ne se kjo dashuri nuk është për nefsin dhe epshin, por për Emrin “Er Rahman”, “i Gjithëmëshirshmi” është fitimi i mjeteve të jetesës në rrugë të ligjshme duke u mjaftuar brenda rrethit të hallallit (të lejuarës), dhe konsumimi i tyre duke menduar se ato janë mirësi të Zotit e duke i shprehur Atij mirënjohje.