Translations:Otuz İkinci Söz/830/sq
Vërseti Kur’anor:
اِمَّا يَب۟لُغَنَّ عِن۟دَكَ ال۟كِبَرَ اَحَدُهُمَٓا اَو۟ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُل۟ لَهُمَٓا اُفٍّ
“Në qoftë se njëri prej tyre (prindërve) ose të dy arrijnë moshën e pleqërisë dhe ti je gjallë me ta, mos u thuaj atyre ndonjë Fjalë pakënaqësie e mosrespekti,” ([1]) u bën thirrje fëmijëve të respektojnë e të kenë dhembshuri ndaj prindërve në pesë shkallë dhe tregon se sa të rëndësishme janë të drejtat e prindërve në gjykimin e Kur’anit dhe sa e shëmtuar është mosmirënjohja ndaj tyre.
Babai dëshiron vetëm djalin e tij dhe nuk do që ndonjë tjetër të jetë më i mirë se ai, megjithatë djali nuk mund të pretendojë ndonjë të drejtë mbi babain e tij si përgjigje për këtë, domethënë nuk ka ndonjë shkak të natyrshëm për grindje midis prindërve dhe fëmijës. Kjo ndodh sepse grindja buron nga smira dhe xhelozia, ndërkohë që asgjë nga këto nuk gjendet brenda babait kundër birit të tij, grindja ose shkatohet nga shkelja e të drejtave dhe djali nuk ka të drejtë të ngrejë padi ndaj babait të vet; madje edhe sikur djali ta vlerësojë babain si të padrejtë, prapë nuk mund të ngrejë krye kundër tij. Me fjalë të tjera, ai që ngre krye kundër babait të tij dhe i shkakton dhimbje, padyshim është një bishë dhe një qënie e korruptuar.
- ↑ Kur’an, 17: 23