Translations:Otuz İkinci Söz/831/sq
Në lidhje me dashurinë ndaj fëmijëve, edhe ajo është një dashuri që i përket All-llahut. Kjo shprehet duke i mbrojtur e duke u kujdesur për ta me mëshirën e dhembshurinë më të plotë, pasi ata janë dhurata nga i Gjithëmëshirshmi. Shenja që tregon se ajo dashuri është për hir të All-llahut Fuqiplotë, është durimi dhe falënderimi në vdekjen e tyre dhe qëndresa në dhimbje e mjerim, si dhe pranimi me qetësi i kaderit të All-llahut. Kështu prindi duhet të thotë: Ai ishte një qënie e vogël, e dashur e krijuar dhe e zotëruar nga Krijuesi im, i Cili e besoi atë dhe e la emanet në mbikëqyrjen time dhe tani që urtësia e Tij kërkon të jetë kështu, Ai ma mori mua për ta çuar në një vend më të mirë, sepse në qoftë se unë do të kisha pasur një pjesë të dukshme në atë krijesë të vogël, njëmijë pjesë të vërteta i përkasin Krijuesit të Lavdishëm. Pra duhet t’i nënshtrohesh plotësisht kaderit (fatit) e të thuash: اَل۟حُك۟مُ لِلّٰهِ “I gjithë autoriteti i përket All-llahut.”