Translations:Otuz İkinci Söz/841/sq
Kështu, në qoftë se të gjitha llojet e dashurisë, që ne përmendim, do të orientohen drejt e në formën që u përmend lart, pra për hir të All- llahut, ato do të sjellin një kënaqësi të vërtetë, pa dhimbje, dhe një bashkim që, nga një këndvështrim, kurrë nuk këputet. Për më tepër, ato do të shtojnë dashurinë për Zotin dhe ajo është dashuri e ligjshme. Përveç kësaj, ajo është një lloj mirënjohjeje e pastër ndaj Zotit xh.sh. në vetë kënaqësinë që të jep dhe në mendimin që është dashuri e pastër.