Translations:Otuz İkinci Söz/843/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    E para nga këto, është se molla do të pëlqehej sepse është një frut i mirë në të cilin ka aq shije aq sa ka edhe veçori. Kjo dashuri nuk i përket mbretit, përkundrazi njeriu që fut mollën në gojën e tij dhe e ha para syve të mbretit pëlqen vetëm mollën dhe shpirtin (apo shijen) e saj më shumë se mbretin. Ndonjëherë ndodh që mbreti nuk është i kënaqur me atë dashuri që e ushqen nefsin. Në fakt ai do ta urrente atë. Përveç kësaj, kënaqësia që molla i jep është shumë e pjesshme dhe kalon shpejt. Me t’u ngrënë molla, ajo ikën dhe vetëm dëshpërimi mbetet.