Translations:Otuz İkinci Söz/844/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Sa për dashurinë e dytë, ajo është për mirësinë mbretërore që shfaqet nëpërmjet mollës, tamam sikur ajo mollë e çmueshme të ishte një model dhe një mishërim i nderimit mbretëror që ai merr një dhuratë nga mbreti, do të shfaqte me respekt dashurinë e tij për mbretin dhe për mollën, duke ditur se në atë mollë që u bë simbol i nderimit mbretëror ka një shije e një kënaqësi më të madhe se sa në njëmijë molla. Atëherë kjo mollë është esenca e mirënjohjes dhe kjo dashuri është dashuri e respekt për mbretin.