Translations:Otuz İkinci Söz/845/sq
Në të njëjtën mënyrë, në qoftë se njeriu do ta drejtonte dashurinë e tij tek mirësitë dhe frutet vetëm për qëniet e tyre dhe do të gëzohej vetëm për kënaqësitë lëndore që ato i japin nga pavëmendshmëria, atëherë ajo dashuri do të ishte dashuri për nefsin dhe kënaqësi e përkohshme, që lë pas dhimbje. Por në qoftë se ato mirësi e frute do të pëlqeheshin si favore që vijnë nga mëshira e Zotit Fuqiplotë dhe si frute të bujarisë së Tij Absolute, dhe në qoftë se kënaqësia do të merrej nga ato me oreks e shijim të plotë; duke vlerësuar shkallën e mirësisë në atë bukuri e favor, atëherë ajo dashuri do të kishte edhe kuptimin e mirënjohjes, edhe atë të shijes, të cilat nuk shkaktojnë më dhimbje.