Translations:Otuz İkinci Söz/847/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Ekzistojnë disa nivele në dashurinë për Emrat e Zotit të Plotfuqishëm. Siç e shpjeguam më lart, ndonjëherë Emrat Hyjnorë pëlqehen nëpërmjet punimeve të holla të shpërndara në univers; në disa raste ato pëlqehen për shkak të qënies së tyre si tituj të lartë të përsosmërisë së Emrave Hyjnorë; ndonjëherë njeriu është i mallëngjyer për Emrat e bukur si rrjedhojë e nevojave të tij të domosdoshme që ka për To, dhe kjo për shkak të natyrës së tij gjithëpërfshirëse së bashku me nevojat e tij të pakufishme. Domethënë, ai i do Emrat Hyjnorë për shkak të nevojave që ka për to.