Translations:Otuz İkinci Söz/848/sq
Për shembull, nëse dikush do të shfaqej e do të bënte një mirësi duke u ardhur në ndihmë e duke përkrahur të gjithë të afërmit e tu, të varfërit, të dobëtit dhe nevojtarët, të gjithë ata për të cilët ti ndjen keqardhje dhe ndërkohë je i pafuqishëm për t’i ndihmuar, sa do të të gëzonte ty në një situatë të tillë titulli “Dhuruesi i Mirësive”, dhe emri Kerim GjithëBujari dhe sa do ta doje Atë përkrahës për shkak të atyre titujve...
Në dritën e këtij shembulli, shqyrto vetëm dy nga mijëra Emrat e bukur të All-llahut, Er Rahman, i Gjithëmëshirshëm dhe Er Rahim, Mëshirëploti. Ato dy Emra i bëjnë të gëzuar të gjithë besimtarët, prej baballarëve, paraardhësve, të afërmve dhe shokve të cilët ti i do dhe për të cilët ndien dhembshuri, sepse ata në këtë botë gëzohen dhe në Parajsë do të kënaqen me të gjitha llojet e ndryshme të mirësive. Ata do të gëzohen edhe më shumë për takimin me njëri-tjetrin dhe për shikimin e Bukurisë Hyjnore. Atëherë, sa të denjë për dashuri janë Emrat Hyjnorë “Er-Rahman” dhe “Er-Rahim”, dhe ndërkohë ti mund ta shohësh vetë se sa nevojtar është shpirti njerëzor për ato dy Emra.
Gjithashtu, mund të krahasosh se sa me vend është fjala اَل۟حَم۟دُ لِلّٰهِ عَلٰى رَح۟مَانِيَّتِهٖ وَ عَلٰى رَحٖيمِيَّتِهٖ Lavdi Zotit për mëshirën eTij të madhe dhe për mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse.