Translations:Otuz İkinci Söz/851/sq
Kështu, meqenëse pozita e njeriut është e lartë dhe natyra e tij është gjithëpërfshirëse, ai është nga natyra nevojtar për mijëra llojet e nevojave dhe, rrjedhimisht, për njëmijë e një Emrat Hyjnorë, ku secili prej tyre ka shumë shkallë. Nevoja e madhe është dëshirë e zjarrtë, dëshira e fortë është dashuri, dhe dashuria e madhe është ashk, dhe sipas përsosmërisë së shpirtit të njeriut, zbulohen shkallët e dashurisë në përputhje me shkallët e Emrave. Përveç kësaj, meqenëse Emrat janë titujt dhe treguesit e All-llahut, dashuria për të gjithë ato Emra do të transformohet në dashuri për vetë Esencën Hyjnore.