Translations:Otuz İkinci Söz/853/sq
Në qoftë se dëshiron të shikosh se çfarë përmbajnë Emrat e të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit dhe të ‘Vërtetit’ brenda Urtësisë dhe drejtësisë në skajin më të lartë, shqyrto krahasimin e mëposhtëm:
Le të supozojmë se ndodhet një ushtri, në të cilën gjenden katërqind grupe të ndryshëm. Uniformat që secili grup preferon janë të ndryshme, ushqimet që ata pëlqejnë, armët që do t’i përdorin me lehtësi dhe ilaçet për të kuruar sëmundjet e tyre të veçanta, të gjitha janë të ndryshme. Dhe për më tepër pavarësisht se ato katërqind grupe janë të ngatërruara me njëri tjetrin dhe duke mos qenë të ndara në skuadra e kompani, prapëseprapë Ai i bën ato të dallueshme .
Në qoftë se një mbret i vetëm e i parival, nëpërmjet mëshirës së pafundme dhe përkujdesjes absolute, me anë të një fuqie të mrekullueshme, njohurie gjithëpërfshirëse, një drejtësie të jashtëzakonshme dhe një urtësie të pafundme, pa bërë asnjë ngatërresë dhe pa harruar asnjërin nga ata dhe pa pasur asnjë ndihmës, do t’u jepte vetë çdo grupi prej atyre çfarë u shkon nga uniformat, çfarë u përshtatet nga ushqimet, çfarë u nevojitet nga ilaçet dhe çfarë u duhet nga armët; pra nëse, do të gjendej një mbret i pashoq si ky, ti do t’i gjykoje vetë veprat e Tij të mrekullueshme dhe do ta kuptoje se sa i Fuqishëm, sa Mëshirues dhe sa i Drejtë dhe Bujar do të ishte Ai, sepse në qoftë se do të ndodheshin individë nga dhjetë kombe në një batalion, do të ishte tej mase e vështirë t’i vishje ata e t’i pajisje të gjithë ndryshe, pavarësisht se nga do të vinin ata njerëz, do të duhej të pajiseshin në të njëjtën mënyrë.